Një lokal në Lungomare gjatë orëve te para të ditës së sotme ka marrë flakë në pjesën e përparme të banakut. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, pasi është parë një person, i cili largohet me shpejtësi nga lokali, polica po punon për zbardhjen e ngjarjes. Njoftimi i policisë Në orët e para të mëngjesit, të sotëm, në zonën e lungomares ka rënë zjarr në një lokal “Bar-Kafe” pranë “Rirës” në pronësi të shtetasit A.K. Si pasojë është dëmtuar pjesërisht banaku në verandën e lokalit. Policia vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.