Një banesë u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm ne qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi ne rreth orës 8.00 në lagjen Partizani. Dy persona, nëna dhe i biri sapo kishin ndezur zjarrin. Prushin e kishin vendosur në një mangall për tu ngrohur, kur një shkëndijë ra në dysheme, e cila më pas ka marrë flakë.