Një tjetër specie e rrezikshme bie në rrjetat e peshkatarëve në bregdetin e Vlorës. Bëhet fjalë për Peshkaqenin Dhelpër i cili ka rënë këtë të martë në rrjetat e peshkatarëve. Peshkaqeni i rënë në rrjetat e peshkatarëve është afro 3 metra i gjatë dhe peshon mbi 50 kg. Kjo specie nuk haset shpesh në brigjet shqiptare.