Kapaciteteve të forcës detare i shtohet një tjetër anije e shpejtë për patrullimin e ujërave shqiptare. Oriku P132, doli në det, ndërsa në ceremoni mori pjesë ministri i Mbrojtjes Arben Imami, shef i shtabit të përgjithshëm, kreu i forcës detare shqiptare Kudret Cela, i cili celi edhe këtë ceremoni, si dhe ambasadori hollandez në Shqipëri, e autoritete të tjera në nivel lokal e qëndror.