Vjosa Osmani u largua nga detyra e Presidentit të Republikës më 4 prill, kur dhe mbaroi mandati i saj pesë vjeçar në krye të shtetit. Detyra i kaloi kryetares së Kuvendit Albulena Haxhiu sipas Kushtetutës së Kosovës, në një kohë që Parlamenti nuk ka arritur të zgjedhë një president. Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedhë Presidentin brenda raundeve dhe afateve të parashikuara, duke krijuar bllokadë institucionale. Pas dështimeve të njëpasnjëshme, u rrit përplasja mes partive dhe me Vjosa Osmani, lidhur me interpretimin e afateve kushtetuese dhe përgjegjësinë për zgjidhje. Ky veprim u dërgua për shqyrtim në Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nga aktorë politikë që kundërshtuan ligjshmërinë e dekretit. Verdiktin e dha Gjykata Kushtetuese, e cila i dha afat Kuvendit të zgjedhë presidentin e ri me konsesus deri më 28 prill. Pas këtij afati Kuvendi duhet të shpërndahet. Pas dorëzimit të detyrës nga Osmani, Albin Kurti ka nisur takimet me partitë politike, ku këtë të hënë u takua me Lumir Abdixhikun e LDK-së. A do të arrijë politika kosovare të zgjedhë presidentin me konsesus apo do të shkojë sërish në zgjedhje?