Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e Presidentit, Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani bazuar në Kushtetutën e Kosovës, mori ushtrimin e kësaj detyre, deri në zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm. Detyrën Osmani e pranoi nga këshilltari i ish- Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj. Pak orë me vonë në një adresim për qytetarë Osmani vlerësoi veprimet e të akuzuarve të Gjykatës Speciale për bashkëpunim me drejtësinë.