Vjosa Osmani presidente në detyrë e Kosovës nisi një vizitë tre ditore në Tiranë. Në konferencën për shtyp presidenti Ilir Meta tha se ekzistojnë mundësi ende të pa shfrytëzuar për të ardhmen e dy vendeve tona përfshi mundësi praktike që kufiri shtetëror të jetë i padukshëm. Presidentja Osmani kërkoi eliminimin e çdo barriere sado e vogël të jetë mes Kosovës dhe Shqipërisë.