Një djalë 3 vjeç rezulton i humbur prej 4 ditësh në Durrës. Ka qenë nëna e tij, Ile Gjuni (22-vjeç) që ka bërë një denoncim për humbjen e djalit, të cilin dyshohet se e kanë fshehur gjyshërit pas vizitës rutinë. Që nga momenti që Ille Gjuni ia la djalin gjyshërve (erdhën e morën te shtëpia të shtunën), ajo humbi kontaktet dhe kur e pa që nuk po ia sillnin i telefonoi, por ata i thanë se nuk do t'ia sillnin më. Dyshohet edhe që nipin ta kenë çuar te njerëzit e tyre në Kukës. Pas denoncimit të gruas, Policia ka shoqëruar gjyshin e fëmijës Rexhep Gjuni, ndërsa janë në kërkim të gjyshes. Gazetar: Orest Floku Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj