Zhvillohet Kuvendi i Dytë i studimeve arbëreshe; argumenti ka lidhje me një çështje prioritare dhe emergjente: arbërishtja dhe kërcënimi i humbjes së pandalshme të saj për faktin se ligji në Itali ekziston por zbatimi vijon të çalojë. Ai nuk është futur ende në kurrikulat e shkollave. Diana Kastratin Drejtore e Qendrës së Studimeve për Arbëreshët jep arsyet. - Në kohën e të marrëve- Ak. Shaban Sinani; Të ndahemi nga e kaluara duke qeshur, kjo është deviza e njerëzve të mençur të një vendi. Dhe kjo vlen për cdo njeri që do apo beson tek e ardhmja. Autori e ka parë pikërisht kështu ndarjen prej së kaluarës në librin botuar së fundmi. Një mësim i mençur për të gjithë. E sjellë në formën e një novele apo të një eseje mendimi.