Zhvillohet Kuvendi i Dytë i studimeve arbëreshe; argumenti ka lidhje me një çështje prioritare dhe emergjente: arbërishtja dhe kërcënimi i humbjes së pandalshme të saj për faktin se ligji në Itali ekziston por zbatimi vijon të çalojë. Ai nuk është futur ende në kurrikulat e shkollave. Diana Kastratin Drejtore e Qendrës së Studimeve për Arbëreshët jep arsyet. Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore.