Kjo vepër e Victor Hugo-së kushtuar Shekspirit, vjen si një akt lirie më shumë sesa letërsi. Ajo shënon në dy rrafshe konvergjente kohën dhe realitetin e pamundshëm në të cilin u realizua dorëshkrimi i këtij përkthimi, prej një intelektuali vizionar të mbrujtur me etjen për liri, me dëshirën e arratisjes prej një bote të prangosur duke i dhënë kuptim fillit të shprehjes së një të vërtete e cila mori udhë mes atyre ditëve që jetonte, e të tjerave që Abdulla Rami kish lënë pas në internimin e tij... Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore.