Çfarë do të thotë të ndjehesh e bukur, edhe kur ti vuan? Çfarë është njeriu në diktaturë? Shumë ngjarje, shumë data, shumë vende .. kohë e largët që prej Shqipërisë komuniste. Tema e vuajtjes është e hershme në letërsi, por koncepti i vuajtjes së bukur tek proza e Uran Butkës është origjinal dhe dritëdhënës. Një cikël tregimesh me një mesazh të fundit në secilin pas tyre; ‘pas gardhit duket se ka gjithmonë diell’.