Vitrina e librit/ Jeta shpirtërore- Alberto Moravia; Vajza rrëfen historinë e jetës së saj që nga fëmijëria e hershme me një qartësi dhe sinqeritet të skajshëm, rebelimin e saj ndaj familjes, klasës dhe shoqërisë, së cilës i përket jo për shkak të lindjes. E shtyrë nga një Zë i brendshëm, nga shpirti i revoltës, i cili do t’i imponohet përmes një “plani për shkelje dhe përdhosje” të të gjitha të ashtuquajturave vlera borgjeze, ajo nuk ngurron të ndërmarrë hapa të guximshëm që do ta shpien drejt prostitucionit, orgjisë, komplotit të rrëmbimit, grabitjes dhe incestit. - Ditari i një pabesie- Emilios Solomou; është një roman që e ndërton strukturën e tij përmes rrëfimit. Ndërthurja e historisë së tre grave të përfshira është e mrekullueshme po aq dhe jetësore. Është cilësuar si një roman kushtuar kohës, zvetënimit, kujtimeve, dashurisë dhe njëherësh pabesisë që luhatet midis së tashmes dhe së shkuarës. Një rrëfim i ndërtuar në vetën e tretë ku personazhi duket se është i gdhendur pak me “paragjykim” nga vetë autori.