Dashuria është e vështirë dhe ndonjëherë të thyen zemrën, ama ia vlen gjithmonë ta provosh. Pas ndarjes nga jeta të gjyshes së saj të dashur, një vajzë kubano-amerikane niset për në Havanë, ku zbulon rrënjët e identitetit të saj dhe nxjerr në dritë një sekret të familjes që nga koha e revolucionit kuban. Havanë 1958: bija e një baroni sheqeri, Elisa Perez është pjesë e shoqërisë së lartë, ku jeton e sigurt nga trazirat politike të vendit... derisa bie në dashuri me një revolucionar pasionant. Si ndërtohet më tej fabula?