Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skendo”, boton veprën e zgjedhur të Mid’hat Frashërit. Përgatitur nga studiuesi dhe historiani Uran Butka në këtë vëllim botohen letërkëmbimet e diplomatit ku duket se mbron me pasion Kosovën kundër politikave pushtetuese të shteteve fqinje. Edhe kur ishte ambasador i Shqipërisë në Greqi, ai mbrojti çështjen çame, duke u përballur me politikat antishqiptare të shpërnguljes dhe shpopullimit të shqiptarëve.