Një vajzë e re shtatzënë vetëm se kaloi një natë të vetme me një muzikant? Cfarë ndodhi atë natë? Si shkoi festa e lamtumirës në qendrën termale të pushimit mes të rinjve? një komedi e zezë në të cilën, gjatë pesë ditëve të çmendura, tetë personazhe përqafojnë njëri-tjetrin në vrullin e një valsi marramendës. Pyetjet më serioze bëhen me lehtësi blasfemuese e na bëjnë të kuptojmë se bota moderne na ka privuar nga e drejta për tragjiken! Një gaz autentik, i prapë; një humor i mençur, mendjemprehtë e argëtues, me të cilin autori i Lehtësia e padurueshme e qenies na ka mësuar tashmë.