Jërhen Hofmesteri jeton disa ngjarje të rënda në jetën e tij. Pas humbjes së punës dhe gruas, humbjes së kursimeve dhe largimit të vajzës së madhe, atij i mbetet vetëm Tirza, vajza e vogël. Ajo bëhet qendra e botës së tij dhe Jërheni e mbulon me një përkushtim gjithnjë e më të fiksuar. Një ditë ajo e prezanton me të dashurin e saj të ri, Shukriun - i cili ka një ngjashmëri shqetësuese me MuhametAttan, simbolin e së Keqes për të - dhe ata e njoftojnë se kanë në plan të shkojnë disa muaj në Afrikë. Pra, sakrifica e tij paskësh qenë e kotë! Sa goditje mund të durojë natyra njerëzore para se të rebelohet?