Prej disa kohësh shumica e debateve mbi të kaluarën komuniste ne vendet e Lindjes jane fokusuar edhe në rrëfimet e shumë qytetareve të saj, personazheve me emër, protagonistëve të jetës politike, kulturore dhe artistike, me qëllimin se edhe ato, janë një gur i mire i kujtesës kolektive duke i shërbyer kështu, shkrimit të historisë së një kombi. “Shtëpia te selvia” i artistes, shkrimtares apo dhe mjekes Anisa Markarian, është një rrëfim plotësisht i vlefshëm jo vetëm si një dukuri artistike e jetës së Tiranës së viteve te realizmit socialist, por dhe një dokument mjaft i rëndësishëm historik që i shtohet studimit histori të totalitarizmit shqiptar. Shohim si e tregon ajo...