Ismail Kadare; Në vitet 2007-2009, “Onufri” e botoi në njëzet vëllime krejt krijimtarinë e deriatëhershme të Kadaresë. Përgatitja e përmbledhjes u realizua nën kujdesin e vetë autorit. Vetëm një pjesë e papërfillshme, kryesisht shkrime të rinisë së hershme apo krijime që, sipas gjykimit të tij, nuk kishin cilësinë e duhur artistike, u lanë jashtë kolanës. Përse lindi një nevojë tjetër për këtë kolanë të re? Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore.