I frymëzuar pjesërisht prej ithtares së të drejtave të grave, Sara Grimkes, romani i S. M. Kidit nis të rrjedhë që nga ditëlindja e njëmbëdhjetë e Sarës, ditën kur i dhanë në pronësi një skllave, dhjetëvjeçaren me emrin Trazovaçe. "Shpikja e flatrave" i ndjek këto dy gra në rrugëtimin e tyre për tridhjetë e pesë vitet në vijim, teksa secila rreket të krijojë jetën e saj, duke lënë gjurmë të dukshme në jetën e tjetrës e duke formuar një marrëdhenië të shënjuar nga faji, dështimet, largimet dhe vuajtjet prej dashurisë.