Jean – Chat Tekgyozyan; një roman që kur u botua pati shumë polemika debatuese. Ngjarja mban shumë dhimbje dhe është vlerësuar se ka një këndvështrim të vecantë mbi feminizmin. -Alarm i kuq – Si u bëra armiku numër një i Putinit- Bill Browder; Libri megjithëse i përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe i cilësuar si një nga librat më të shitur sipas New York Times-it, nuk arriti të botohej në Rusi, për shkak të përmbajtjes së tij. Kjo është historia që qëndron pas mashtrimit më të madh tatimor në historinë ruse, duke shenjuar një nga ngjarjet e panumërta tmerruese që Putini pati me kundërshtarët e tij; ekspozimin e skemave të grabitjes që shkonin deri tek ai. Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore. Vitrina e librit i kushton hapësirë përkujtimore emrave të mëdhenj të letërsisë botërore dhe shqiptare. Kjo hapësirë televizive dedikuar librit i kushton një rëndësi të vecantë dhe promovimit të autorëve të rinj, duke nxitur kështu talentet e reja të spikasin me frymëzimet e tyre. Autore: Monika STAFA