Besimi, fuqia dhe fundi i Romanovëve; 100 vite pas vrasjes së tij, Rasputini vazhdon të ngacmojë imagjinatën popullore të personifikimit të së keqes. E vërteta është se kjo është një figurë që provokon gjithmonë. Cfarë ishte ky njeri i cili nga një murg i thjeshtë në fshatin e tij erdhi dhe u ngrit aq shpejt në pushtet sa u bë i domosdoshëm për familjen perandorake? Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore. Vitrina e librit i kushton hapësirë përkujtimore emrave të mëdhenj të letërsisë botërore dhe shqiptare. Kjo hapësirë televizive dedikuar librit i kushton një rëndësi të vecantë dhe promovimit të autorëve të rinj, duke nxitur kështu talentet e reja të spikasin me frymëzimet e tyre.