Tregtar arti në Nju Jorkun bohemian të viteve 1910, muzikant kur mundej, Ernst Hanfeshtengel u bë dhjetë vjet më vonë njeri i afërt dhe pianist i Hitlerit. Ai ëndërronte lavdi dhe një aleancë midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atdheut dhe mëmëdheut të tij. I emëruar si përgjegjës për shtypin e huaj të Rajhut në vitin 1933, ai besoi tek ylli i tij. Po, humbi gjithçka. Cili është fundi i tij?