Si mund ne të përdorim fuqinë për të bërë mirë ndërsa përdorim po atë fuqi për të bërë dhe keq? Cfarë është ajo forcë që mban këto dy të kundërta bashkë me njëra -tjetrën. Princi- është trakti më i madh politik i Rilindjes Italiane që shqyrton pikërisht këtë dilemë në jetët tona njerëzore, të zakonshëm apo jo të zakonshëm; të pushtetshëm apo jo të tillë. Cfarë na habit akoma në rreshtat e tij ende pas 500 vjetësh? Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore. Vitrina e librit i kushton hapësirë përkujtimore emrave të mëdhenj të letërsisë botërore dhe shqiptare. Kjo hapësirë televizive dedikuar librit i kushton një rëndësi të vecantë dhe promovimit të autorëve të rinj, duke nxitur kështu talentet e reja të spikasin me frymëzimet e tyre. Autore: Monika STAFA