Boriçi hyri në radhët e akademikëve në moshë të re dhe iku pabesisht nga kjo jetë shumë para kohe; në një moment kur mes komunitetit të shkencëtarëve shqiptarë pritej kalimi i stafetës së suksesit nga një brez në tjetrin. Rrugëtimi i tij si anëtar i Akademisë së Shkencave qe nga më të shkurtrit, por njëherësh dhe nga më gjurmëlënësit. Për këtë arsye e shumë të tjera Akademia e Shkencave mori vendimin për të botuar dy vëllime të studimeve shkencore të anëtarit të Asamblesë së saj, fizikantit të talentuar Artan Boriçi.