Një burrë dhe një grua jetojnë një marrëdhënie të fuqishme dashurie, të fshehtë gjithashtu. Ai i huaj, është i martuar dhe i vështirë për t’u kapur në cdo kohë. Lajmërohen me një telefonatë sa herë shfaqet mundësia. Jetojnë një pasion të cmendur të përkohshëm. Por për ta, kjo është gjëja më e bukur që po u ngjet. Po cfarë pasioni ishte ai? Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore.