Nesër e përgjithmonë- Ermal Meta; autori u jep tingull mendimeve personale e atyre artistike, jo më nëpërmjet poezisë por me prozë, në romanin e tij debutues, “Nesër e përgjithmonë”. Po si e vlerëson ai vetë këtë? Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore.