Pas një fillimi të furishëm të karrierës artistike në Bashkimin Sovjetik, Juri Egorovi, ashtu si Rudolf Nurejevi e shumë artistë të tjerë, vendosi të arratisej. Qysh 22 vjeç, ai zhytet në jetën e gjallë boheme të Amsterdamit. Edhe suksesi nuk vonon: turnetë ndërkombëtarë dhe loja pianistike përkrah dirigjentëve më të vlerësuar. Por, nën talentin e shkëlqyer, bën strehë brishtësia e malli i dëshpëruar për Nënën Rusi. - Vitrina e librit/ William Shakespear- Victor Hugo; dy te mëdhenjtë e së njëjtës fushë bëhen bashkë në një libër. Ne fakt Hugo i ka kushtuar një libër shkrimtarit të madh. Po përse? Pse lindi kjo nevojë e francezit për një libër për një anglez? Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore.