Pas një fillimi të furishëm të karrierës artistike në Bashkimin Sovjetik, Juri Egorovi, ashtu si Rudolf Nurejevi e shumë artistë të tjerë, vendosi të arratisej. Qysh 22 vjeç, ai zhytet në jetën e gjallë boheme të Amsterdamit. Juri kapet fort pas rrethit të ngushtë të miqve që mblidhen në shtëpinë e tij në Amsterdam, muzikantë dhe artistë, një "familje" e ngrohtë, që do ta dëgjojë të luajë deri në notat e fundit, tragjike, pak përpara vdekjes së parakohshme prej Sidës, vetëm 33 vjeç. Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore.