Të ndahemi nga e kaluara duke qeshur, kjo është deviza e njerëzve të mençur të një vendi. Dhe kjo vlen për cdo njeri që do apo beson tek e ardhmja. Autori e ka parë pikërisht kështu ndarjen prej së kaluarës në librin botuar së fundmi. Një mësim i mençur për të gjithë. E sjellë në formën e një novele apo të një eseje mendimi. Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore. Vitrina e librit i kushton hapësirë përkujtimore emrave të mëdhenj të letërsisë botërore dhe shqiptare. Kjo hapësirë televizive dedikuar librit i kushton një rëndësi të vecantë dhe promovimit të autorëve të rinj, duke nxitur kështu talentet e reja të spikasin me frymëzimet e tyre. Autore: Monika STAFA