Naim Frashëri, në historiografinë letrare shqipe- Irma Sokoli; Naim Frashëri mbetet imazhi ynë letrar perëndimor-lindor si në të vërtetë është historia e vetë Shqipërisë. Dhe ashtu si mëmëdheu ka nevojë ta ripërtërijë imazhin e tij vazhdimisht, edhe te vepra naimiane duhet punuar me kujdes pasi ka gjithmonë risi. Ky libër është një studim i ri por jo i fundëm i autores, e cila me pasionin e një mësueseje dedukton përpunimin e një lënde aspak të lehtë. Si e shpjegon ajo?