Libri krijon atmosferën magjike që ju mund ta keni hasur edhe tek “Himni i Krishtlindjeve” i Charles Dickens ose tek përrallat e Andersenit. Autorja e suksesshme norvegjeze Maja Lunde dhe ilustruesja e fotove aq të bukura brenda librit për fëmijë, Lisa Aisato janë krijueset e këtij libri emocionues, i cili vjen si një dashuri më shumë për adhuruesit e Festave të Fundvitit për të gjitha moshat. Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore.