Pasi mbetet jetime, në moshën 8 vjecare Beth Harmon dërgohet në një jetimore. Aty ajo zbulon dy mënyra për t'i shpëtuar zymtësisë së ambjentit: të luajë shah dhe të marrë pilulat e vogla të gjelbra që i jepeshin fëmijëve për t'i mbajtur ata nën kontroll. Por shpejt, bëhet e qartë se ka një talent të jashtëzakonshëm në shah dhe ndërsa përparon drejt kreut të renditjes, i krijon vetes mundësinë për një jetë të re. Që këtej përpjekja nuk ndalet. Shohim cfarë synon mbretëresha e re e shahut me manovrën e re te saj. Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore.