Ann Patchett; Nga autorja e mirënjohur e romaneve “Shtëpia holandeze” dhe “Bel Canto” vjen një roman me nuanca inteligjente dhe me një rrëfim tepër të sinqertë për familjen dhe për jetën e nënave që kanë jetuar përpara lindjes së fëmijëve të tyre. Një roman elegjiak mbi dashuritë e humbura, dinamikat e të përditshmes dhe historive befasuese. Një roman që di të tregojë rrugën drejt lumturisë kur bota po shkon drejt shpërbërjes. C’të jetë vallë ky libër? Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore.