A është erotizmi që na ofrohet ndër libra, erotizmi që na duhet? A ka ai kahun e duhur drejt nxitjes së mendimit edhe në kulmin e perversitetit apo mos ndoshta vetëm sa rreket të zhveshë njeriun prej mendimit? A është të parit e botës, përmes epshit si thelbi i ekzistencës së saj?