Dritan Sulcebe; bëhet fjalë për një kohë të ardhme, jo shumë të largët nga e sotmja, ku në fokus janë shtatë njerëz të gjendur rastësisht në qilarin e një lokali nate duke pritur fundin. Shpresat, ëndrrat dhe iluzionet e tyre shpalosin një botë të tërë distopike. Si e përshkruan autori? -Kthema buzëqeshjen- Drita Haxhillari; poezitë plot ndjenjë vijnë me jetën e saj në përmbledhjen poetike me një titull shumë mbresëlënës. Sepse jeta vetë është poezia e saj, trishtimi apo dhe gëzimi. Është poema e jetës që është derdhur në librat që ka botuar. Sepse poezia për të është gjithcka.