Jetëshkrimi dhe veprat. Në botën tonë ka poetë që e pasurojnë jetën letrare të një vendi ndaj dhe për këtë arsye ata mbeten në historinë e letërsisë. Por ka të tjerë që ndricojnë me dritën e tyre më shumë, edhe nëse nuk janë të njohur si të tillë. Kumti që solli Bardhyl Londo do të mbahet mend për dy shenja të arta në poezinë shqiptare: autori u dëshmua emancipues dhe novator.