Pasi dha dorëheqjen si polic në Birmani, për t'u bërë shkrimtar, Orwell u zhvendos në Londër në vitin 1927. Ndërsa shkruante për revista të ndryshme, nisi të mbledhë ese, vëzhgime apo portrete të cilat do t’i shërbenin për librat e tij të parë. Libri është thuajse një biografi e autorit që mbart temën e varfërisë në të dyja qytetet, megjithëse në dukje mjaft të begatë. Cfarë kumti lëshonte ai?