Brajan Sukaj; Një artist i ri, një grua, e ardhmja dhe kërkimi vetiak që shtyhet gjer në antikitetin grek: rreth këtij qerthulli vërvitet fabula e romanit i shkrimtarit të ri. Dashuria për një grua, kërkimi i muzës së krijimit, vijnë krahas pikëpyetjeve mbi qenien. Vetë fati është një personazh në vepër, duke na bërë të shqyrtojmë lirinë individuale mbi zgjedhjet tona dhe zgjedhjet tona si vendimmarrëse mbi lirinë. Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore. Vitrina e librit i kushton hapësirë përkujtimore emrave të mëdhenj të letërsisë botërore dhe shqiptare. Kjo hapësirë televizive dedikuar librit i kushton një rëndësi të vecantë dhe promovimit të autorëve të rinj, duke nxitur kështu talentet e reja të spikasin me frymëzimet e tyre. Autore: Monika STAFA