Ali Hazelwood; Si një doktorante në vitin e tretë, Olivia Smith nuk beson në marrëdhëniet e qëndrueshme romantike - por shoqja e saj më e mirë beson dhe ajo e nxiti të shkojë në atë shteg. Përpjekjet e saj për ta parë shoqen të lumtur është më shumë se një dëshirë e thjeshtë mes dy mikeve. Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore. Vitrina e librit i kushton hapësirë përkujtimore emrave të mëdhenj të letërsisë botërore dhe shqiptare. Kjo hapësirë televizive dedikuar librit i kushton një rëndësi të vecantë dhe promovimit të autorëve të rinj, duke nxitur kështu talentet e reja të spikasin me frymëzimet e tyre. Autore: Monika STAFA