Ky libër na tregon midis të tjerave se po jetojmë në një botë revolucionare; në politikë, në mjedis, teknologji duke përmbytur rendin actual. - Bëmat e Estesë dhe Kokosë- Natasha Shuteriqi; Janë tri fëmijë të një familjeje të lumtur që jetojnë mes paqes, haresë dhe dashurisë ditët e rritjes së tyre. Libri na njeh me bëmat e bukura plot jetë e humor të Estes çamarroke, e cila e ka një përgjigje për çdo situatë në të cilën ndodhet. Po cfarë mesazhesh përcjellin këta tituj? Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore.