Sa zotër ekzistojnë? Cfarë thonë mitet greke dhe hebreje? Cila është origjina e botës? Po mali i shenjë? Cili është njeriu i parë? Po gruaja e parë? A i njohim sa duhet rrënjët e formimit të qytetërimit perëndimor? Cila është ana tjetër e errët e tij? Libri “Fati i Perëndimit” i autorëve Jacque Attali, dhe Pierre- Henry Salfati, është një sfidë e admirueshme filozofike për të shpjeguar rrënjët e këtij civilizimi dhe fatin që e pret të ardhmen e tij.