Për tri gjëra është i sigurt hetuesi privat, Bardhyl Nini. E para, e vetmja drejtësi që do të gjejë në Shqipëri është ajo që do të arrijë ta bëjë me duart e tij; e dyta, kafja pa konjak "Skënderbeu" është si pushka pa fishek, e treta dhe e fundit: po vendose të shkosh në shesh të mejdanit, ose lufto me shpirt ose mos shko fare. Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore. Vitrina e librit i kushton hapësirë përkujtimore emrave të mëdhenj të letërsisë botërore dhe shqiptare. Kjo hapësirë televizive dedikuar librit i kushton një rëndësi të vecantë dhe promovimit të autorëve të rinj, duke nxitur kështu talentet e reja të spikasin me frymëzimet e tyre. Autore e kesaj rubrike eshte gazetarja Monika STAFA