Vitrina e librit/ Dashuria është e vështirë dhe ndonjëherë të thyen zemrën – 24 Korrik 2022
24/07/2022 20:30

Ama ia vlen gjithmonë ta provosh. Një histori dashurie dhe pasioni lind mes një vajze të pasur në Havane dhe nje revolucionari pasionant. Është viti 1958. Kohëra trazirash politike në një pjesë të globit… Komunizmi ndihet i rrezikuar por që gjithsesi ia del kësaj here të mbijetoje… “Vitin tjetër në Havanë”, është një roman ngjarjet e të cilit ngrihen pikërisht me këtë fabul. Por a ia dalin të rinjtë të finalizojnë marrëdhënien e tyre dashurore?