Vitrina e Librit/ Çfarë është vuajtja e bukur?
25/11/2019 11:53

Shkrimtari dhe poeti Visar Zhiti ka theksuar: “Karakteristikë e tregimeve të shkrimtarit Uran Butka është dëshmia e bukur. Tregime të vuajtjes së bukur. Vdekje e bardhë. Stil i qartë, i rrjedhshëm, rrëfim i mirëfilltë letrar ku shpërthen patosi, njohja e thellë e jetës, imazhet piktoreske dhe fisnikëria, dukuri e brendshme e Uranit, kaq bujarisht e trashëguar. Ishim mësuar ta shihnim në letërsinë e dokumentit, duke rindërtuar panteonin e mohuar të kombit, por me dy librat e fundit me rrëfime, nuk zgjedh dokumentet por shkruan për shpirtin. Në tregimet e tij ka natyralizëm deri në mrekulli. Ai ia lë jetës të fantazojë gjithcka. Tregimi “Bibla” është një mrekulli. Në tregimet e Uranit vërehet një thjeshtësi fraze. Ai di të heshtë, di të bëjë, por dhe di të thotë…” Po cfarë është vuajtja e bukur? Mjaft prej shkrimtarëve dhe kritikëve tanë e kanë prekur këtë dukuri në veprën e U. Butkës por askush nuk e ka trajtuar vetëm nga pikpamja e koncepteve të vuajtjes së bukur në arritjen e përsosmërisë së tij letrare. Uran Butka në tregimet dhe novelat e tij të përmbledhura në librin “Vuajtja e bukur” lexohet mes thjeshtësisë së tij, kuptohet pastër, ndjehet se ai ka vuajtur por vetëkuptohet mjaft mirë se nuk është thyer. Shkrimtari Zija Cela thotë: “Në e kemi njohur Uranin si një shkrimtar që ka trajtuar në veprën e tij dhimbjen njerëzore, por tani shohim një shkrimtar që ka raporte të shkëlqyera me të bukurën dhe natyrën. Ai i ka shtuar realizmit poezinë”.

Keshilli i shtetit- Per zhvillimin e se drejtes ne Shqiperi (1929 – 1944) – Vitrina e librit
28/12 20:30
Grila e bardhë; Rajmonda Belli / Vitrina e librit
21/12 20:15
Xhejmsi- Percival Everet – Vitrina e librit, 14 Dhjetor 2025
14/12 20:30
Dasmoret- Alison Espach; Ishte një ditë e mrekullueshme në Njuport/ Vitrina e librit
07/12 20:15
Ikona e plagosur- Mira Meksi – Vitrina e librit
30/11 20:30
Etika Nikomakeane – Aristoteli – Vitrina e Librit
23/11 20:30
Sekretet e gjenive te biznesit – Ardian Civici – Vitrina e librit
16/11 20:15
Mish dhe kocka- Olsi Lelaj; është studimi më i ri i antropologut Lela – Vitrina e librit
09/11 20:45
Vëllimi i 11-te; Mid’hat Frashëri – Vitrina e librit
02/11 20:30
Ngjyrat e zjarrit – Pier Lemtre – Vitrina e librit
26/10 20:30
Bota – Simone Montefiore – Vitrina e librit
19/10 20:15
Vitrina e librit/ Gjithë femrat e Amsterdamit
05/10 20:30
Jam pjese e botes sate: Abby Jimenez – Virina e librit
28/09 20:30
Moska e lumtur- Andrej Platonov – Vitrina e librit
21/09 20:30
Epoka e Intelegjences Artificiale- Kissinger – Vitrina e librit
14/09 20:30
Monografi per Petro Markon- Behar Gjoka – Vitrina e Librit
27/07 20:15
Kajani dhe Mbretëria e Humbur e Ilirisë- Ana Tace – Vitrina e Librit
20/07 20:25
Vitrina e librit/ Princa te Lilit- Thomas Frasheri
13/07 20:15
Në emer të gjakut- Ahmet Prenci; Jane tregime të jetës – Vitrina e librit
06/07 20:15
Zemër sterrë e zezë- Robert Galbraith – Vitrina e librit
29/06 20:30
DIGITALB DIGITALB