Ajo të con herë pas herë në çfarëdo lloj dimensioni e të njeh me personazhe të ndryshëm që herë të duan e herë jo. Herë të ndihmojnë e herë të shkundin nga këmbët e janë gati të të varin në litar, por në fund je ti që bën zgjedhjen; je ti që vendos sipas zemrës tënde të ndjekësh rrugën e mirë apo jo. “Bonavia”, është afresku i mbarë shoqërisë post-jugosllave në kërkim të një identiteti të ri mes të shkuarës së anatemuar, të tashmes problematike dhe të ardhmes së pasigurt. Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore.