Pak para fillimit të Luftës së fundit të Gjirit, së bashku me një ekip arkeologësh, Klara nis disa gërmime të rrezikshme. Nuk e ka idenë se çfarë tmerri ka zgjuar padashur, një tmerr që e zhyt në një të kaluar të trazuar dhe që kërcënon ta tërheqë në një shtjellë të fortë dhune. Dikush është betuar të vrasë Tanenbergun, plakun, por edhe familjen e tij, për t'u hakmarrë ndaj një krimi të tmerrshëm të kryer shumë vite më parë. Romani është një tufë me ngjarje që pasojnë njëra-tjetrën mbi sekretet e lashtësisë.