Përkthyesit, këta kuaj postarë të qytetërimit që prej kohës së ndërtimit të Kullës së Babilonisë ishin të nevojshëm për njerëzimin për të kuptuar njëri-tjetrin teksa komunikonim. Por cfarë do bëjmë? Mos do duhet të durojmë ende të lexojmë një Balzak të masakruar tej e tej nga c’jemi rritur?Kush do duhet t’u thotë “Ndal” botuesve, në mos për respekt të shijes së vrarë të një brezi të tërë, të paktën për kujtim të jetës dhe veprës frymëzuese të tyre?