Fillimisht i botuar me emër anonim, romani është shkruar me mprehtësi dhe humor. Mbushur me të fshehta dhe ndrydhje, gënjeshtra e joshje, ai portretizon në mënyrë brilante një botë ku rregullat e ngurta familjare dhe shoqërore përplasen me regëtimat e zemrës. -Princi- Nikolo Makiaveli; Si mund ne të përdorim fuqinë për të bërë mirë ndërsa përdorim po atë fuqi për të bërë dhe keq? Cfarë është ajo forcë që mban këto dy të kundërta bashkë me njëra -tjetrën. Princi- është trakti më i madh politik i Rilindjes Italiane që shqyrton pikërisht këtë dilemë në jetët tona njerëzore, të zakonshëm apo jo të zakonshëm; të pushtetshëm apo jo të tillë. Cfarë na habit akoma në rreshtat e tij ende pas 500 vjetësh?