Amerikani- Odise Kote; Edhe lufta politike edhe regjimet nuk janë gjë tjetër veçse beteja dhe konflikte midis kulturave dhe qytetërimeve. Kjo ka qenë dhe fraza që autori Odise Kote, ka shtjelluar në romanin më të fundit të tij me titullin “Amerikani”. Kote thotë se ka pritur 30 vjet për të shkruar këtë roman, frymëzimin për të cilin e ka marrë pikërisht në Gjirokastër, nga historia e violinistit të shquar Polo Xhori, i cili ka përjetuar një kalvar të gjatë persekutimi nga regjimi komunist.